Komisionari për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn dhe kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa mbajtën konferencë për medie.

Hahn  tha se  Kosova ka arritur  në kilometrin e fundit për liberalizimin e vizave, por janë edhe dy kritere për t’i përmbushur, demarkacioni dhe lufta kudër korrupsionit.

Komisionari Hahn tha se tani Kosova nuk ka nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai tha se duhet të krijohet  uniteti për kryerjen e detyrave që Kosova i ka para vetes.

Kryeministri Isa Mustafa ka shprehur përkushtimin e tij për të përmbushur të gjitha kriteret sa i përket çuarjes përpara të agjendës evropiane, në mënyrë që Kosova të integrohet në BE dhe të fitojë liberalizimin e vizave.

“Jemi të përkushtuar që të ketë sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe joshje të investimeve të huaja”, tha ai.