Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka përshëndetur realizimin e thirrjes së parë telefonike me kodin e ri telefonik të Kosovës, +383.
“Mirëpres thirrjen e parë telefonike të Kosovës me kodin e saj të ri +383. Kjo tregon se dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE-së po jep rezultate, hap pas hapi”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Kosova ka marrë kodin telefonik +383, nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) më 15 dhjetor, transmeton Klan Kosova.