Hahn vjen në Kosovë, zbulohet arsyeja e vizitës së tij

311

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn do ta vizitojë Kosovën në nëntor të këtij viti për të lansuar pjesën e dytë të projektit të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA).

Këtë gjë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

I pari i Qeverisë duke e theksuar rëndësinë e reformave evropiane, tha se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të mbesin të fokusuar në këtë pjesë.

“Tani e mbyllim agjendën e ERA-së, e paraparë që të përmbyllen në këtë periudhë, pastaj e fillojmë në nëntor, në nëntor vjen komisioneri Johanes Hahn që ta lansojë ERA-n II, ne duhet që të i sigurojmë partnerët ndërkombëtar që Kosova nuk e ka humbur vëmendjen, përkundër faktit që po ndodhin këto debate. Kosova mbetet e fokusuar në punët e veta të shtëpisë”, tha ai.

Comments