Hailey zbulon të vërtetën për krizën martesore me Justinin: Ne nuk u dorëzuam
Pasi kaluan një periudhë të vështirë, Hailey dhe Justin Bieber kanë gjetur një harmoni të re në martesën dhe jetën e tyre familjare.
Në një intervistë të sinqertë, Hailey zbulon se si po përballen me prindërimin dhe famën.
Pasi Justin konfirmoi më parë këtë vit se po kalonin një kohë të vështirë, Hailey zbuloi se tani po i përballojnë gjërat me më shumë qetësi.
“Po e marrim ditë pas dite”, tha modelja 28-vjeçare, duke shtuar se është e lumtur me gjendjen e tyre aktuale.
Ajo shpjegoi se të dytë janë shumë mbrojtës ndaj djalit të tyre, Jack Blues, por janë gjithashtu të vetëdijshëm se jetojnë nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut.
“Jeta jonë është publike, por ne merremi me gjithçka kur vjen koha”, theksoi ajo
Hailey pranon se amësia i ka ndryshuar pikëpamjen e saj për jetën.
“Askush nuk mund t’ju përgatisë derisa ta përjetoni vetë”!
Komentet e Haileyt vijnë muaj pasi Justin përmendi vështirësitë martesore në albumin e tij Swag. Në këngën “Walking Away”, ai këndon për tensionin dhe nevojën për një pushim, por edhe për dashurinë që mbetet.
Sot, ata duken përsëri të lumtur- së fundmi u panë duke u puthur në festën e 30-vjetorit të Kendall Jennerit, duke konfirmuar se, pavarësisht sfidave, janë përsëri në qiellin e shtatë.

