Hakerat sulmojnë sistemin e transportit në San Francisko

245

 

san-francisco

Agjencia e transportit në  San Francisko është goditur nga një sulm kibernetik që çoi konsumatorët në gjendjen që të udhëtonin….me  asgjë. Hakerat kanë bërë një kërkesë për shpërblim në masën prej 100 Bitcoin, e cila arrin në rreth $ 70,000 (£ 56,000, € 66,000).

Si një masë paraprake, stafi fiku të gjitha makinat e biletave në rrjet. Kompjuterat në të gjithë rrjetin e transportit të qytetit, përfshirë edhe në stacione, janë me komanda të kufizuara, me ekrane ku shfaqet një mesazh nga sulmuesit.

Në mesazh thuhet: “You Hacked, ALL Data Encrypted. Contact For Key(cryptom27@yandex.com)ID:681 ,Enter”.

Yandex është një kompani interneti ruse që, ndër të tjera, siguron mjetet mail dhe rrjetet sociale. Vetë trenat nuk janë prekur – dhe zyrtarët e qytetit thanë se një hetim i plotë është duke u zhvilluar./TechSot.Al

Comments