Hakerë marrin nën kontroll webin e stacionit të autobusëve në Shkup — kërcënojnë autoritetet

85
fresco

Uebsajti i stacionit të autobusëve ndërqytetas të Shkupit (sas.com.mk) është hakuar nga një individ ose grup që e quajnë veten “Argons”, dhe në të është postuar një video që kërcënon me “Armageddon kibernetik” autoritetet e vendit.

Duke gjykuar nga fakti që videoja u ngarkua në “Vimeo” më 13 tetor, përcjell “Sloboden Peçat, duket se mesazhi në gjuhën angleze ka qenë në faqen e internetit të hakuar për dy ditë.

“Menduat se mund të na përdornit për të shkatërruar kundërshtarët tuaj me metodat tona. Por nuk paguat kurrë. Ajo që është rënë dakord është rënë dakord. Së shpejti do ta shihni se nuk mund të merreni me ne. Nuk e paguani me para atë që porositët, tani do ta paguani me dhimbje.

Comments