Haley: Kosova të anëtarësohet në OKB – NATO

228
fresco
Kosova duhet të zë vendin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka thënë qysh në fjalimin e saj të parë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së ambasadorja e re amerikane në organizatën botërore, Nikki Haley.
“Në Kosovë duhet bërë më shumë për të forcuar qeverisjen dhe sundimin e ligjit”,– ka thënë ambasadorja, Nikki Haley, dhe ka shtuar se “ShBA-të besojnë se komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë hapat e mëdha të Kosovës që nga pavarësia”.
Kjo deklaratë e ambasadores së re amerikane në Organizatën botërore është bërë derisa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka diskutuar konfliktet dhe situatën në Europë.
Gjatë fjalimit të saj para anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, ambasadorja Haley e ka cilësuar NATO-n si “aleanca më e fuqishme në histori” dhe se ShBA-ja mbetët e përkushtuar ndaj aleancës në Europë. Shtetet e Bashkuara po punojnë që ta bëjnë NATO-n sa më shumë efektive”,- ka thënë Haley.
Sipas saj, dallimet në qëndrime me aleatët europianë nuk duhen parë si asgjë tjetër pos “përkushtim total të aleancave të ShBA-së në Europë”.
Comments