Halili: vandalizmi në Muzeun e Alfabetit është duke u zbardhur

227
fresco
Halili: vandalizmi në Muzeun e Alfabetit është duke u zbardhur

Zëvendëskryeministri Festim Halili i cili po viziton Muzeun e Alfabetit në Manastir në një prononcim për media ka dënuar aktin vandal ku është dëmtuar Muzeu i Alfabetit. Ai tha se janë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit.

“Në koordinim me organet kompetente morëm masat e duhura dhe janë grumbulluar të gjitha materiale dhe po punohet që kryerësit e këtij akti të dalin para hetuesisë”, tha Halili.

Zëvendëskryeministri Halili në Manastir do të marrë pjesë në disa evenimente që organizohen me rastin e kësaj feste.

Comments