HALITI: LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË HEROIT ADRIAN KRASNIQI



Në 19-të vjetorin e rënies, Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, së bashku me aktivistë të Degës së PDK-së në Pejë, ka vizituar dhe vendos lule te shtatorja e heroit Adrian Krasniqi, njërit prej guerilëve të parë në Dukagjin; një nga djemtë e parë të UÇK-së, që i jehoi fortë pushka për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.
“Së bashku me disa aktivistë të Degës së PDK-së në Pejë, bëmë homazhe pranë shtatorës së heroit të Kosovës, Adrian Krasniqi, i vrarë para 19-të vitësh në Kliqinë.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit Adrian Krasniqi!”, ka shkruar në profilin e tij në “Facebook”, Haliti.