Haliti: Me KFOR-in s’ka këllqe askush të konfrontohet

130

Qeveria e Kosovës po insiston që disa ditë që Ura e Ibrit të hapet për qarkullim.

Madje Ministri i Punëve të Brendshmëve, Xhelal Sveçla po qëndron gati çdo ditë në këtë pjesë të vendit.

Nga Vetëvendosje po insistojnë të hapet ura mirëpo shtetet e QUINT-it nuk po e përkrahin këtë ide.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti ka komentuar raportin e kryeministrit, Albin Kurtit me KFOR-in. Deputeti i PDK-së ndër tjera ka shtuar se ”me u konfrontu me KFOR nuk ia banë askujt”.

”Me KFOR-in s’ka këllqe askush të konfrontohet, KFOR ta ngjet për rypi dhe te qon atje te vendi ku është me u flladit, me u konfrontu me KFOR nuk ia ban askujt. Por meqenëse ata janë me status te veçantë dhe nuk duan te kenë përplasje publike dhe po na ruajnë’’, tha Haliti në RTV21.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi për Urën e Ibrit./Indeksonline/

Comments