Hamas: Izraeli vrau ekspertin tonë të dronëve


Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka akuzuar Izraelin për vrasjen e inxhinierit të tyre të aviacionit në Tunizi këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammad Al-Zawari u qëllua për vdekje në qytetin juglindor të Tunizisë Sfax të enjten.
Brigada “Qassam”, krahu i armatosur i Hamasit, tha se al-Zawari ishte një nga komandantët e tyre dhe mbikëqyrës i programit të grupit të dronëve.
“Brigada Qassam vajton dëshmorin e Palestinës, dëshmorin e Tunizisë, dëshmorin e arabëve dhe popujve myslimanë dhe dëshmorin e Brigadave Qassam, Muhammad al-Zawar”, thuhet në deklaratën e Brigadës të shtunën.