Hamilton: Do të jem edhë më i fortë pas triumfit në Grand Prix të Francës
Hamilton arriti të dilte fitues në Grand Prix të Francës, duke e mbyllur garën në pozitën e parë, për të regjistruar fitoren e gjashtë në tetë gara këtë sezon.
Pas këtij triumfi, piloti i Formula 1 është shprehur se do të përmirësohet akoma më shumë dhe do të jetë edhe më i fortë.
“E di se njerëzit ndoshta nuk duan ta dëgjojnë këtë, por do të jem edhe më i fortë nga këtu” ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.
Tani britaniku duhet të shoh përpara për garën e ardhshme e cila mbahet në Austri, në vikendin e ardhshëm.
Hamilton aktualisht prinë me 36 pikë më shumë të grumbulluara se ndjekësi i tij Valtteri Bottas.