HAMITI: KORRUPSIONI POLITIK I KONVERTITËVE, LOJCAKËVE



Ish-ambasadori, Muhamet Hamiti i cili është profesor i letërsisë angleze dhe amerikane në Universitetin e Prishtinës ka thwnw se ka një aspekt të korrupsionit politik që s’e diskuton kush në Kosovë.
Postimi i plotë në Facebook:
Ka një aspekt të korrupsionit politik që s’e diskuton kush në Kosovë. Pse? Pakkush e heton dhe e sheh të tillë, sepse është bërë normë e sjelljes publike te ne.
E sheh njeriun të përqafojë një opsion, të rreshtohet në parti, teksa bën çmos me të bindë për drejtësinë e qëndrimit të vet. Përbehet se formacioni i tij i përfaqëson të papërfaqësuarit, mbi 50-përqindëshin që kurr nuk del të votojë në zgjedhje; se përkushtimi i tij është jo vetëm parimor, por edhe filozofik, për çështje jetike të vendit e të kombit.
Mbas një qetimi, shpejt, po i njëjti/e njëjta, në rreshtim te formacioni tjetër, duke besuar se ti (zgjedhësi) ke harruar ku ishte e çka thoshte ky protagonist dje, me të njëjtën zjarrmi jep shfaqjen tjetër sot, që ai e paraqet si premierë, po në të vërtetë është reprizë e të parës. Dhe sërish, së treti, së katërti…