Kandidati për deputet i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë tubimi në Skenderaj ka folur për rrugëtimin politik të partisë së tij.
Hamza, i cili është kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë, ka shpalosur pjesë të programit me të cilat garon në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai është zotuar se PDK-ja do të vazhdojë të bëjë më të mirën e mundshme për Drenicën dhe gjithë Kosovës.
Tutje, Hamza i ka ftuar qytetarët e kësaj komune që më 6 tetor t`i besojnë PDK-së, duke shtuar se të gjitha projektet kapitale politike, ekonomik dhe ushtarake mbajnë vulën e PDK-së.

