Han: BE-ja është e gatshme t’ju ndihmojë

178
Brukseli zyrtar ka reaguar para qeverisë së Maqedonisë për vërshimet që goditen mbrëmë Shkupin dhe Tetovën.

Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Qeveria e Shkupit, komisionari evropian për zgjerim Johannes Hahn, ka ngushëlluar familjet e të përmbyturve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar, njofton Alsat-M.

“Ngushëllimet e mia për familjet e të përmbyturve në Shkup dhe Tetovë. Bashkimi Evropian është i gatshëm të ju ndihmojë”, shkruan Hahn.

Comments