Han: Ivanov t’i jap mandatin Zaevit

205
Han: Ivanov t’i jap mandatin Zaevit

Presim që presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov t’i jap mandatin për formimin e qeverisë së re kandidatit të partive politike që kanë shumicën në parlament, tha komisari evropian për politika evropiane të fqinjësisë dhe zgjerimit, Johanes Han.

Pasi që janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme, ne presim veprimet e rradhës. Presim që presidenti i Maqedonisë, t’i jap mandatin për formimin e qeverisë së re kandidatit të partive politike që kanë shumicë në parlamentin e Maqedonisë, në pajtueshmëri me Kushtetutën, thuhet në deklaratën e komisarit evropian, Johanes Han.

“Ndryshimet në shoqërit demokratike janë të natyrshme dhe duhet të jenë të mirë se ardhura, kur janë si rezultat i zgjedhjeve kredibile. Pranimi dhe respektimi i rezultateve zgjedhore dhe të drejtës që liderët politik të orvaten të krijojnë qeveri janë rezultatet të një demokracie të pjekur. Tentimet për të penguar këto përpjekje nuk kanë vend në një proces demokratik”, ka thënë Han.

Ai pret nga të gjitha partit politike që ti respektojnë proceset demokratike dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët bashkëpunimi në vend që të nënvlerësojnë njëri-tjetrin.

“Edhe pushteti edhe opozita kanë rolin e tyre relavantë në funksionimin e një demokracie dhe që të dyja mund të kontribojnë për të ardhmen e vendit”, thuhet në mesazhin e komisarit evropian, Johanes Han.

Comments