Han nesër vjen në Shkup



Eurokomisari për negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, të premten e ardhshme, nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. Gjatë vizitës janë paraparë takime me qëllim të diskutimit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në dhjetor dhe implementimin e prioriteteve urgjente reformuese.
“Ne mund të konfirmojmë se komisari Han do të udhëtojë në Shkup të premten e ardhshme, më 14 tetor. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet me përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike në vend, me prokuroren speciale dhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Vëllimi i misionit do të jetë diskutime për gjendjen në vend, posaçërisht për organizimin e zgjedhjeve në dhjetor, si dhe zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese”, deklaroi Kocijançiç për MIA-n.
Si garantues i Marrëveshjes së Përzhinos që u arrit ndërmjet katër partive politike në Maqedoni në qershor/korrik të vitit të kaluar, ndërsda u sendërtua më 31 gusht të këtij viti, komisari Han dëshiron të bindet se marrëveshja do të respektohet në vend dhe se zgjedhjet e parakaohshme parlamentare do të mbahen më 11 dhjetor dhe të njejtat t’i japin fund krizës së gjatë politike në Maqedoni.