Han: Të formohet Këshill i ri Gjyqësor dhe departamenti special gjyqësor

Eurokomisioneri Johanes Han, ka zhvilluar sot një takim me organizatat joqeveritare të Maqedonisë, të cilët kanë biseduar lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sipas tyre, Këshilli Gjyqësorduhet të shpërbëhet dhe të rizgjidhet në mënyrë që të sigurohet paanshmëri.
Në takim, gjithashtu është kërkuar edhe komunikim i drejtpërdrejtë me BE-në.
“Prioriteti ynë kryesor është që ne si shoqëri civile, kemi përmbledhur në dokumentin, për reforma urgjente demokratike në vend ose gjegjësisht formimin e një departamenti special nëkuadër të Gjykatës Penale, formimin e një departamenti special në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për marrëdhënien e Qeverisë ndaj mediave”, tha kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.