HAN: Zgjedhje kredibile dhe zbatim të reformave

428
fresco
HAN: Zgjedhje kredibile dhe zbatim të reformave

midle

Komisioneri për zgjerim, Johanes Han, konsideron se zgjedhjet janë një hap i rëndësishëm për tejkalimin e krizës politike.

Në këtë drejtim është shënuar progres në zbatimin e Marrëveshjes, siç është pastrimi i Listës Zgjedhore dhe zgjedhja e trupit ad hok për media, thekson Han.

Çështja e vetme që kërkon zgjidhje deri në shpërndarjen e Kuvendit, sipas tij, mbetet harmonizimi i njësive zgjedhore, me theks të posaçëm përshtatjen e njësisë së gjashtë në harmoni me Kodin Zgjedhor.

“Ka shumë pika që janë plotësuar. Kur bisedova me liderët politik, mund të them se atmosfera ishte më ndryshe se takimet paraprake. Ishte më konstruktive. Ka mbetur vetëm një pikë dhe ajo është njësia zgjedhore gjashtë, për të cilën i ftova liderët politik që të gjejnë zgjidhje për të mos e nxitur asnjë arsye për të kritikuar zgjedhjet”, u shpreh komisionari për zgjerim, Johanes Han.

Diskursi gjatë fushatës zgjedhore është një çështje shumë e rëndësishme për Brukselin. Han ka ftuar subjektet politike që të mos përdorin gjuhën e urrejtjes dhe të mos nxisin konflikte ndëretnike.

“Është me rëndësi që të mos nxitet asnjë tension ndëretnik dhe çdokush duhet ta dijë se gjithmonë ka një ditë tjetër pas ditës së zgjedhjeve”, u shpreh komisionari për zgjerim, Johanes Han.

Han ftoi qytetarët që në zgjedhjet e radhës të dalin në masë për të votuar dhe vetë të vendosin për fatin e vendit, ndërsa një ditë pas zgjedhjeve subjektet politike të vazhdojnë dialogun politik dhe jo vetëm brenda qeverisë, por dialog dhe bashkëpunim edhe në Kuvend.

Komisionari Han nuk la pa inkurajuar as PPS-në që të vazhdojë punën e saj profesionale dhe të pavarur, ndërkaq kërkoi nga institucionet dhe subjektet politike që ta mbështesin dhe të bashkëpunojnë me të pa interferime dhe pa e keqpërdor.

“Të gjithë duhet të kontribuojnë që ajo të bëjë punën e saj, e lirë, e pavarur dhe pa ndikime nga jashtë”,- theksoi komisionari për zgjerim, Johanes Han.

Vendi duhet të vazhdojë reformat jo vetëm me fjalë, por në vepër, me plane konkrete dhe afate zbatimi, për të mbajtur rrugën e integrimit euroatlantik, theksoi eurokomisari, Johanes Han.

Comments