Hapet Ambasada japoneze në Shkup, “kagami biraki” si shenjë e fatit dhe harmonisë

287

Inaugurimi u shënua përmes “Kagami biraki” – thyerje të fuçisë me pite mjalti, si simbol i hapjes drejt harmonisë dhe fatit.

“Ekipi im përbëhet nga katër persona nga Japonia, si dhe tetë persona të punësuar lokal nga Maqedonia. Të gjithë ne jemi shumë të përkushtuar dhe të rinj, ose të paktën të rinj në zemër, dhe do të donim të punojmë me mund me të gjitha palët që t’i ashpërsojmë dhe thellojmë raportet në të gjitha sferat”,- deklaroi ambasadorja e Japonisë në RM, Keiko Aneda.

“Përmes hapjes së kësaj ambasade do të donim edhe më tej t’i zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve. Si ministër shtetëror i Punëve të Jashtme i Japonisë, përgjegjës për marrëdhëniet japonezo-maqedonase, angazhohem në avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”,- theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë, Kuzujuki Nakane.

“Populli i Maqedonisë kurrë nuk do të harrojë ndihmën nga populli japonez në tërmetin e vitit 1963, pavarësinë në vitin 1991 ose ndihmën për përballje me krizën e refugjatëve. Jemi shumë të lumtur që Japonia mike e ka plotësuar premtimin për hapjen e sërishme të Ambasadës në Maqedoni”,- tha zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e RM-së, Arta Toçi.

Në solemnitet morën pjesë kreu i kuvendit dhe përfaqësues të ekzekutivit si dhe disa ambasadorë të tjerë të akredituar në RM.

Comments