Hapet konkurs i ri për pilotë në Maqedoni, shqiptarët nuk janë askund ?

247

 

Është shpallur konkurs i ri për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e tetë të pilotëve në Qendrën për trajnimin e pilotëve, konkurs që do të zgjatë deri në janar të vitit 2017, transmeton Zhurnal.mk

Sipas qeverisë, ky konkurs paraqet mundësi të shkëlqyer për të rinjtë të cilët duan të edukohen dhe trajnohen për pilotë dhe pas trajnimit do të kenë mundësi të punësohen në ARM dhe MPB.

Ndryshe, që nga viti 2012, kur është shpallur konkursi i parë për pilotë e deri më tani, trajnimin e kanë kryer 11 kandidatë, 6 nga të cilët për nevojat e ARM-së dhe 5 për nevojat e MPB-së. Tani për tani është duke u kryer trajnimi i 8 kandidatëve, 4 për ARM-në dhe 4 për MPB-në.

Trajnimi për kandidatët zgjatë 19 muaj, ku kandidatët duhet të kryejnë 170 orë fluturime të aeroplanve Zlin-242L dhe helikopterëve Bel-206.

Ndërkohë Agjensia e Lajmeve Zhurnal, mëson se në Maqedoni aktualisht ka vetëm dy pilot shqiptarë. Njëri është nga qytetit i Resnjës, ndërsa tjetri nga Shkupi. Zhrunal apelon që të paraqiten shqiptarë në këtë konkurs, pasi që shkollillimi një vjeçar është falas, ndërsa ky shkollim në SHBA kushton afro mbi 150 mijë dollar.

Ndryshe, kandidatët që do mbarojnë trajnimin, nga shteiti i Maqedonisë do të marin pagë të lartë.

Comments