Hapet rruga për një qeveri të zgjeruar

239
fresco

 

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara ku kishim fitues absolut si në kampin maqedonas poashtue dhe në kampin shqiptarë, rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit nuk nxorrën fitues absolut as te kampi politik shqiptarë por as te kampi politik maqedonas.

Zgjedhjet e djeshme parlamentare ishin zgjedhjet më të rëndësishme që nga mëvetësimi i shtetit maqedon dhe ishin zgjedhjet e nënta me rradhë dhe të katërtat të parakohëshme parlamentare.

Rezultatet thonë se pushteti aktual ka humbur besimin e qytetarëve dhe ka fituar një fitore të pirros, ndërsa opozita është afruar dukshëm ose shkurtë thënë dje patëm rezultat të balancuar mes pushtetit dhe opozitës. Nga kjo shumë analistë dhe njohës të mirë të çështjeve politike thonë se Maqedonia do ta ketë një qeveri të zgjeruar ku katër partitë që kanë fituar më shumë mandate do ta formojnë qeverinë e ardhëshme të Maqedonisë.

Analisti politik Alajdin Demiri thotë që dje u krijua një sistem kaotik. Ai thotë se nga rezultatet e zgjedhjeve të djeshme hapet hapsira për një qeveri të zgjeruar ku gjitha partitë do marrin pjesë.

midle

“U krijua një sistem kaotik. Kaosi do të thotë se çdokush me çdo kend mundet, pa mare parasysh ideologjinë dhe platformat, puna më e mirë është se janë hapur kushtet për një qeveri të zgjeruar që do të thotë se të gjithë me të gjithë mund të bëjnë qeveri”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër, politologu Mevlud Islami për Zhurnal vlerson se zgjedhjet e djeshme parlamentare dëshmuan edhe njëherë që shpitarët janë faktorë shumë i rëndësishëm për ardhmërinë e Maqedonisë. Ai thotë se kjo gjë argumentohet nga fakti që elektorati shqiptar sakrifikoi votën me të vetmin qëllim që udhëheqësia më e ngushtë e VMRO-së që kanë qenë të përfshirë në krim dhe keqpërdorim të detyrës, të përfundojnë në burg.

“Zgjedhjet e djeshme edhe një herë dëshmuan se shqiptarët janë faktorë shumë i rëndësishëm në ardhmërinë e vendit. Kjo argumentohet në dy aspekte se pari elektorati shqiptar sakrifikoj votën dhe traditën zgjedhore vetëm për të vetmin qëllim të keqes të përgjithshme VMRO dhe klikës se tyre për të ua bë reale burgun dhe konfiskimin duke votuar LSDM duke krijuar një barazpeshë të kampi Maqedonas me numër mandatesh. Pa votën shqiptare VMRO do të ishte fitues absolut, shqiptarët prap do ishin humbës edhe pse ndonjë parti shqiptare në këtë rast BDI do të merrte më shumë deputet se që ka tani”, ka deklaruar Islami duke shtuar se tani është momenti kruacial që shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë për ndryshime rrënjësore në shtet.

“Së dyti patite shqiptare në këtë rast BDI dhe gjithë partitë tjera shqiptare në bisedime për formimin e qeverisë janë të avancuar si asnjëherë më parë për arsye se partitë shqiptare tanimë janë çelsi i formimit të qeverisë dhe se ky është momenti për ndryshime në favor të shqiptarëve. Nga e gjithë kjo mund të vijmë në përfundim se në këto zgjedhje edhe pse humbësi me i madh në letër duket të jenë shqiptarët mund të thuhet se kjo është pak e rëndësishme kur dihet se formimi i qeverisë mvaret prej shqiptarëve. Ky është momenti i shumë pritur për shqiptarët, momenti i ndryshimit”, ka përfunduar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami.

Ndryshe, sot KSHZ herët në mëngjes në konferencë për shtyp kumtoi rezultate preliminare nga votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas 99,34 për qind të votave të përpunuara. VMRO-DPMNE dhe KIoalicioni për Maqedoni më të mirë 444.014 vota, LSDM dhe Koalicioni 428.683, BDI 85.774, Lëvizja Besa 57.749, Aleanca për shqiptarët 35.103 dhe PDSH 30.971 vota.

Comments