Haraçinë:Sulmohet polici
Në ora 15 e 10 minuta në udhëkryqin para fshatit Haraçinë një polic nga Shkupi ka ndaluar një veturë Seat Altea me targa të Shkupit. Vetura është drejtuar nga 41 vjeçari K.E. nga lagja Çento. Pasi ka ndaluar K.E. ka dalë nga vetura dhe e ka sulmuar policin, njoftoi MPB, transmeton Gazeta Lajm. Sipas policisë, K.E. është revoltuar për shkak se e ka ndaluar polici. Ka reaguar njësiti special policor Alfa-t, të cilët kanë arritur ta arrestojnë sulmuesin dhe e kanë dërguar në stacionin policor në Gazi Babë. Policia është duke ndërmarrë masa për ndriçimin e rastit.