Haradinaj: 5 milionë eurot e pasaportave le t’i paguajnë Skender Hyseni e Bajram Rexhepi
Dënimi i Kosovës me 5 milionë euro nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, për skandalin e pasaportave, sipas liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj është edhe një “goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës.
Haradinaj thotë se këto para duhet t’i paguajnë Skender Hyseni e Bajram Rexhepi, pasi sipas tij, qeveritarët e “pavetëdijshëm” i kanë bërë këtë dëm Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Dënimi i Kosovës me 5 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris për skandalin e pasaportave është edhe një goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës.
Këto para le t’i paguajnë milionerët Skënder Hyseni e Bajram Rexhepi dhe po ashtu milionerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të punësur aty pa kurrfarë kriteri pofesional, por në baza krejtësisht klanore dhe partiake.
Pse t’i paguajnë qytetarët?
Kosova nuk duhet të paguajë më nga kjo strukturë skandaloze qeveritare. RH