Haradinaj: Ashdown ishte lider i madh

267

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e mikut të Kosovës, Paddy Ashdown, i cili për një dekadë udhëhoqi partinë Liberale Demokratike në Britani dhe kishte shërbyer si emisar i Qeverisë britanike gjatë luftës në Kosovë.

“Ashdown ishte një nga përkrahësit më të mëdhenj të intervenimit ushtarak të NATO-s në Kosovë dhe dëshmitar në Tribunalin e Hagës, kundër Millosheviqit.

Ngushëllime të thella për familjen dhe miqtë e liberalit të madh, Ashdown”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/

Comments