HARADINAJ: ATA QË SULMOJNË VLERAT E GJERMANISË NUK JANË SHQIPTARË

145

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj duke iu referuar arrestimit të fundit të shqiptarëve në Gjermani, ka thënë se ata që sulmojnë gjermanët  nuk mund të jenë shqiptarë.

Ai ka rikujtuar ndihmat që ky shtet i bëri Kosovës gjatë luftës, shkruan Gazeta e Re.

Ju sjellim të plotë shkrimin e Haradinajt

Gjermania ka qenë pjesë e Perandorisë që mbrojti shqiptarët nga shpërbërja që në fillim të shekullit të kaluar; Gjermania është kthyer në shtepi të dytë të shqiptarëve edhe gjatë regjimit komunist në ish Jugosllavi;  Gjermania u kthy në strehë të shqiptarëve edhe në kohën e Millosheviqit; Gjermania, për herë të parë që pas luftës së dytë, nderhyri ushtarakisht në një shtet tjetër, dhe atë në luftën e Kosovës; Gjermania ndër të parat, njohu shtetin e Kosovës dhe u bë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së saj.

Prandaj janë bukëpërmbysës dhe të pa identitet e të pa fe, kushdo shqiptar që në çfarëdo mënyre, guxojnë ta sulmojnë Gjermaninë apo cilin do vend tjetër!

Ata që sulmojnë këta popuj e këto vlera nuk mund të jenë shqiptarë.

Është koha e fundit që në Kosovë të kuptohet serozisht e nga të gjithë, se sa të demshme janë lëvizjet e urrejtjes fundamentaliste që për ideologji kanë terrorizmin fetar.

Sot, Bota duhet të bëhët NJË në ndaljen e kësaj murtaje.

RH

Comments