
Kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendi ka shumë ngecje e shumë probleme prandaj do të angazhohet siç ka thënë për të dhënë më të mirën nga vetja.
“Bëhuni gati për një Kosovë të re”, ka thënë Haradinaj.
“E shoh që kemi shumë ngecje e shumë probleme. Pres edhe prej dy grupeve politike VV dhe LDK dhe Alternativës që të jemi ata që duhet të jemi në Parlament.
“Ne kemi marrë besimin e deputetëve dhe do të shërbejmë në bazë të kushtetutës së vendit”.
Më tej ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë kusht që të votohet nga Lista Serbe.
“Nuk kam pas asnjë kusht”.
“Qeveria është sikur ajo paraprake me 21 ministri i vetmi dallim dhe ministrive pa portofol ju kemi dhënë angazhim”, ka shtuar ai.

