Haradinaj bën krahasimet si kryeministër nga viti 2004

284

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës i zgjedhur me 61 vota për, ka bërë një krahasim si kryeministër i zgjedhur për herë të dytë, që nga viti 2004.

Haradinaj u zgjodh kryeministër më 3 dhjetor 2004 që i zgjati deri më 8 mars 2005, dhe tani më 9 shtator 2017 e që nuk dihet sa do të ketë jetëgjatësi, por se ai ka përmendur dallimet që nga ajo kohë.

“Atëherë ka qenë dukshëm e drejtuar çdo gjë nga pavarësimi, nga Kombet e Bashkuara që ishim nën administrimin e OKB-së dhe ishte marrja e përgjegjësive nga ata për vendorët”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Haradinaj ka thënë se tani si i zgjedhur për të dytën herë kryeministër, është koha për të dëshmuar veten si shtet me merita.

“Tani është koha me dëshmu për që ato që i kemi me meritë, jemi shtet, jemi të pavarur që të zotërojmë përgjegjësitë, pra vetveten. Unë e thash edhe dje edhe e përsërisë; me lindjen e lirisë sonë ka lind edhe një miqësi që është një miqësi unike besoj në mes popujve në botë mes neve Kosovës dhe Amerikës. Dëshira ime është po ashtu që edhe këtë miqësi ta forcojmë pra kemi tani situata krejt tjera të dëshmojmë veten ata kush jemi dhe të nderojmë veten para qytetarëve të vendit por edhe para miqve që na duan”, ka përfunduar Haradinaj.

Comments