Haradinaj bën një gjest të madh, u heq shpenzimet e ujit të gjitha familjeve skamnore

290
fresco
midle

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka publikuar një vendim nga i cili përfitojnë familjet skamnore.

I pari i Qeverisë ka vendosur që tua heq shpenzimet e ujit të gjitha familjeve që janë në asistencë sociale shkruan GazetaBlic.

Haradinaj ka thënë se ky është një vendim në vazhdën e vendimeve të rëndësishme të tija, në përpjekje për ta lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.

Njoftimi i plotë i kryeministrit Haradinaj. 

Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim.

Comments