Haradinaj dënon sulmin në Las Vegas

303

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin sulmin në Las Vegas që ndodhi këtë të hënë.

Ai ka thënë se solidarizohet me kombin amerikan dhe familjet e viktimave, përcjellë Klan Kosova.

“Jam i tronditur nga lajmet që vijnë nga Las Vegas-i dhe Amerika, ku nga një sulm barbar, mbetën të vrarë dhjetëra dhe u plagosën qindra amerikane dhe amerikanë”, ka thënë ai.

“Ndaj dhembjen time dhe të familjes sime, me familjet e viktimave;

Ndaj dhembjen e popullit kosovar dhe të Qeverisë që unë e drejtoj, me kombin krenar amerikan dhe me Qeverinë e ShBA-së”.

“Egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas, prandaj në këtë dhimbje qëndrojmë së bashku me familjet e viktimave dhe me ShBA-në”, ka shtuar ai.

Comments