Haradinaj: Do të luftojmë fort që Isa Xhemajlaj ta qeverisë Drenasin

178
fresco

midle
haradinaja

Shkuarja e Isa Xhemajlajt në balotazh për kryetar të Drenasit është një e arritur e madhe për AAK-në dhe “Nismën”. Kështu po vlerëson deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Ky i fundit në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se do të angazhohen fuqishëm që ndryshimi të ndodhë jo vetëm në Drenas, por në të gjithë vendin.

“Kjo ishte një ngjarje për Nismën dhe AAK-në. Kandidati ynë pati një performancë të jashtëzakonshme dhe presim që në Drenas të ketë ndryshime dhe kjo u takon qytetarëve të Drenicës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Isa Xhemajlaj e meriton të jetë në krye të Drenasit dhe do të punojnë shumë që ai ta qeverisë komunën e Drenasit.

Ndryshe, një ditë më parë është nënshkruar marrëveshja mes “Nismës” dhe AKR-së për balotazhin në Drenas.

Ndërsa, kandidati i pavarur Xhavit Drenori u ka dërguar ofertë dy kandidatëve të cilët do të garojnë në balotazh. Oferta përmban pesë pika dhe ai kërkon që të mos jetë pjesë e ekzekutivit, por që nga cilësia e asamblistit të monitorojnë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Në anën tjetër, PDK nuk është e interesuar për koalicione. Kjo parti pritet të garojë e vetme në balotazhin që pritet të mbahet më 18 dhjetor.

Comments