HARADINAJ: EDI RAMA MUND TË FLAS NË EMËR TË KOSOVËS



Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kryeministri Edi Rama mund të flas në emër të Kosovës.
Ai ka thënë se po flasin liderët serb, e pse të mos flasin liderët shqiptarë.
Sipas tij Kosova ka dhënë miliona euro për lobim, pse nuk duhet të ta ndihmojnë Kosovën.
“Roli i Shqipërisë është tepër i rëndësishëm. Në anëtarësime në organizata, në UEFA ka qenë roli i rëndësishëm. Ne duhet ta shfrytëzojmë mundësin që përmes Shqipërisë ta qojmë agjendën përpara”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se Edi Rama nuk e ka penguar kur ka folur në emër të Kosovës në Beograd. “Mua nuk më ka penguar dhe 90 për qind të shqiptarëve nuk besoj që i ka penguar”.
Haradinaj është pyetur edhe për deklaratën e Enver Hoxhaj, ku kritikojë Edi Ramën për deklaratën e tij në Beograd ku foli në emër të Kosovës.
“Ministri i Jashtëm është një diplomat i mirë i zoti, por në këtë rast është ngut pak. Nuk e di qysh ndjehet sot ministri, por unë mendoj që duhet me i bashkërendu aktivitetet me Shqipërinë”.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk bëhet fjalë për luftë në mes Kosovës dhe Malit të Zi, për çështjen e vijës kufitare në mes këtyre dy shteteve.
Haradinaj duke folur në RTV Dukagjin, ka thënë se nuk ka nevojë për luftë, duke shtuar se të fundit janë aktet e dhunës.
“Unë mendoj që nuk bahet fjalë për ndonjë luftim, s’kemi nevojë me ba luftë me askënd, dhe nuk kemi nevojë përderisa e kemi në tavolinë ende çështjen. E fundit që duhet të mendojmë janë aktet e dhunës, pse duhet ta marrin qytetarët në dorë çështjen e sigurisë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se demarkacioni duhet të hedhet poshtë sa më shpejt sepse pala kosovare ka qindra argumente se Kosova po fal territor.
“Gazi ka qenë një mjet i domosdoshëm se këto marrëveshje janë të këqija, dhe është arritur sensibilizimi. Unë mendoj se demarkacioni duhet të hidhet poshtë sa më shpejt sepse kemi qindra prova se Kosova po humb territor”, ka thënë ai.
Luftën me Malin e Zi, nëse ratifikohet marrëveshja e demarkacionit, ka paralajmëruar në disa raste deputeti i VV-së, Albin Kurti, por është kundërshtuar fuqishëm.