HARADINAJ: ENDE NUK KEMI ARRITUR DAKORDIM ME LISTËN SERBE

323

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të jashtëzakonshme, tha se kanë arritur dakordim me LDK-në.

“Me këtë i kemi hapur mundësi deputetëve që të lëvizin. E kemi pranuar kërkesën e LDK-së dhe të ecim përpara. Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi””, tha ai.

Haradinaj bëri me dije se nuk kanë dakordim me Listën Serbe për të votuar Demarkacionin.

“Sot kemi plotësuar kërkesën e LDK-së”, theksoi ai. Sipas tij të merkurën kur do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për të votuar demarkacionin do të ketë lëvizje.

Ja fjalimi i Haradinajt në konferencë:

Me marrëveshjen e sotme i kemi hapur mundësi deputetëve që të lëvizin. E kemi pranuar kërkesën e LDK-së dhe të ecim përpara. Ligji përmban Marrëveshjen e gushtit 2015, deklaratën e përbashkët të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviç si dhe Raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Në nenin 3, pika 1.2 ku thotë se dokumentacioni do të përdoret si orientim, pra vetëm kjo është shtuar e që ka qenë kërkesë e LDK-së në mënyrë që të ecim përpara.

Nuk kemi arritur akoma konsensus me Listën Serbe, por e kemi njoftuar për arritjen e konsensusit.

Mendoj se ka qenë e panevojshme të ndryshohet kjo pikë, por kam mbështetur kërkesën e LDK-së.

Kemi një ndryshim substancial, kemi dakordim me LDK dhe pas kësaj besoj se janë krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes.

Comments