Haradinaj fton profesorin Serwer në Kosovë që ta ndihmojë në rikthimin e aleatëve si SHBA-ja

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj është takuar me profesorin e njohur të marrëdhënieve ndërkombëtare, Daniel Serwer, të cilin e ka ftuar për një vizitë në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se me të ka diskutuar për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

“Angazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria insitucionale si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.
“E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë per të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.