Haradinaj i ashpër me Kurtin: Po i fyen policët, dikur u dorëzua pa rezistencë ndaj regjimit serb

154

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kryeministri, Albin Kurti po i fyen Policinë e Kosovës.
Haradinaj u shpreh mjaftë I ashpër me Kurtin e shkroi se ishte dorëzuar pa rezistencë ndaj regjimit serb gjatë luftës, ndërsa Njësia Speciale të cilët po i fyen Kurti i luftuan e I mposhtën terroristët në Banjskë, shkruan Lajmi.net.

Ai tutje i ka kërkuar kryeministrit Kurti që t’i plotësoj kushtet e policëve.

Postimi i plotë:

Për dallim nga ti Kryeministër, që dikur i ishe dorëzuar regjimit serb gjatë luftës, pa rezistencë, pjesëtarët e Njësisë Speciale që ti sot i fyen, më 24 shtator nuk u dorëzuan, por luftuan duke i mposhtur me turp terroristët e sponzorizuar nga Serbia.

Andaj, mos e fyej Policinë sepse e dimë se kush je! Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë. Plotësoja kushtet! /Lajmi.net/

Comments