Haradinaj i quan konspiracione deklaratat e Maqedoncit për ushqimin e FSK-së

78

Mbrëmë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka kritikuar raportimet për mungesë ushqimi në FSK, duke i quajtur ato të pavërteta dhe të nxitura nga shërbime dashakeqe.

Maqedonci ka komentuar raportimet e mediave ditëve të kaluara për mungesë të ushqimit për Forcën e Sigurisë së Kosovës

E lidhur me këtë ka reaguar Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“E dëgjova pak ministrin Maqedonci dhe konspiracionet e tij. Cili shërbim ka mundur të shtynte gjeneral Bashkim Jasharin të paralajmëronte ndërprerjen e aktiviteteve të ushtrisë nëse nuk e zgjidhni çështjen e furnizimit me ushqim të FSK-së?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Comments