


Kreu i AAK-së dhe kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN ka thënë se “Istogu gjithmonë ka pasur njerëz të zot, të pushkës dhe të pendës”.
“E kam bërë me nderin më të madh punën me Presidentin Rugova. Me nderin më të madh do t’i shërbej atdheut edhe me besimin e dhënë nga partnerët e koalicionit.
Zotohem se do t’i përshpejtojmë projektet infrastrukturore, tashmë të stërzgjatura dhe të vonuara në këto treva dhe ta lidhim Istogun deri në Prizren”, ka thënë ai në një postim në Facebook, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se “bujqit e kësaj treve do ta kenë partner të sigurt e mbështetës për bereqetin e tyre, Qeverinë e Kosovës”.
“Me 11 qershor, vendosni për të nisur rrugëtimin drejt së ardhmes bashkë”.