Haradinaj: Jam me të dyja përfaqësueset e futbollit shqiptar

276

ramasfa

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar natën e sotme si “natë të futbollit shqiptar”.

“Sonte është nata e futbollit shqiptar. Fillon edhe historia ndërkombëtare e futbollit të Kosovës. E kemi pritur gjatë, por më në fund erdhi!”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka treguar edhe për kë do të bëjë sot tifozllëk. “Mos mi ndani përfaqësueset e futbollit shqiptar, unë jam me të dyjat!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Comments