Haradinaj: Jemi në bisedime për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri

162

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur në mbledhjen që po mbahet mes dy qeverive, atë të Kosovës e Shqipërisë, njofton Klan Kosova.

Haradinaj është shprehur i lumtur që marrëveshjet u arritën në prag të 28 nëntorit dhe po ashtu tha se dy shtetet janë në bisedime për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri.

“Jemi gëzuar se në këtë mbledhje të përbashkët është bërë ngritja jonë kombëtare dhe jemi në vigjilje të 28 nëntorit dhe 105 vjetorit, po ashtu ky vit ka qenë edhe viti i Skënderbeut”.

“Kosovën e presin sfida dhe rrugëitmin tonë më tutje e shohim ndërlidhur ngushtë me Shqiupërinë, falënderojmë kryeministrin Rama dhe bashkëpunimin në arritjen e marrëveshjeve”.

Në rrugëtimin tonë euroatlantik e falënderojmë Qeverinë Rama për bashkëpunimin dhe për marrëveshjet e arritura”, tha Haradinaj.

Comments