HARADINAJ KËRKON PËRGJIGJE NGA SHTETI PËR VDEKJEN E ASTRIT DEHARIT

173
fresco

midle
auto_Ramush-Haradinaj-Foto-Bujar-Terstena-650x35821469526726

Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trishtë për Kosovën, ka thënë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se “kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend”.

“Shteti duhet të japë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren.Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh Haradinaj.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili po mbahej prej 68 ditësh në paraburgim, vdiq sot tragjikisht në Prizren. /Insajderi.com

Comments