Haradinaj: Kosova duhet të jetë e aftë të mbrohet përballë kërcënimeve

186

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar se Strategjia e Sigurisë është përgjigja që institucionet duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës, sovranitetit dhe rendit kushtetutes.

Haradinaj pas takimit të Grupit Punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë, ka thënë se Kosova duhet të jetë e aftë të mbrojtë veten në të gjitha dimensionet.

“Strategjia e Sigurisë është përgjigjja që institucionet e vendit duhet të kenë në çdo çast për sfidat e garantimit të jetës së qytetarëve të Kosovës pa dallim dhe të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të vendit si dhe rendit kushtetues. Sot me Grupin Punues diskutuam për ridraftimin e Strategjisë së Sigurisë. Kosova duhet të jetë e aftë për ta mbrojtur veten në të gjitha dimensionet, si dhe paqen rajonale dhe më gjerë, përballë kërcënimeve potenciale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Comments