Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara, transmeton Klan Kosova.
“Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madh, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj në Facebook.