Haradinaj mbetet në Francë

Ramush Haradinaj pas përfundimit të seancës në Colmar, ka thënë se gjykata ka vendosur të shtyjë vendimin për më datë 2 Mars. “Gjykata sot nuk ka marrë vendim.
Vendimi do të jepet me 2 mars. Kërkesa për ekstradim nga ana e Serbisë është abuzim”, ka thënë Haradinaj në përfundim të seancës.
Ai është pritur nga qytetarë të shumtë jashtë Gjykatës të cilët e kanë përcjellë gjykimin e Haradinajt. Ai do të vazhdojë të qendrojë në Francë edhe këtë muaj.

