Haradinaj në vizitë te babai i Ilir Konushevcit: “Uroj shërim të shpejtë”

96

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot e ka vizituar në spital babanë e Ilir Konushevcit.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se Halit Konushevcit i ka uruar shërim të shpejt.

“Ilir Konushevci ishte njeri ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare, që kur filluan formimet e njësive të para të armatosura e deri në rënien e tij heroike”.

“Sot e vizitova babnë e Ilirit, bacën Halit, pas një ndërhyrjeje që kishte, të cilit i urova shërim të shpejtë dhe i urova festat e Nëntorit”, ka thënë Haradinaj. /Klankosova.tv

Comments