
Partitë politike kërkojnë zgjedhje të reja, presidenti nuk ka ftuar ende për konsultim partitë Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, bëri të ditur se nesër do t’i ftojë në takim për të diskutuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe atë të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Derisa presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka ftuar në takim partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve apo për ta caktuar mandatarin e ri, kryeministri në dorëheqje Haradinaj kërkoi që të mos zvarritet ky proces. Të gjitha partitë politike u shprehën se duan zgjedhje.