Haradinaj njofton për anëtarësime të reja në AAK

209

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thëne se është e dhimbshme kur qindra qytetarë të flasin sa të pakënaqur e të zhgënjyer janë me politikën e me pushtetin në këtë vend.

Ai gjatë një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se AAK-së në Viti i janë bashkuar dhjetëra anëtarë të rinj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Na pritën për të ecur bashkë me AAK-në

Është e dhimbshme kur qindra qytetarë të flasin sa të pakënaqur e të zhgënjyer janë me politikën e me pushtetin në këtë vend!Njëkohësisht është nder, respekt, por edhe obligim, kur një shumicë dërmuese e tyre rreshtohen pas organizatës politike që e drejton, me shpresë se aty është rrugëdalja.

Kështu ishte sot ne Skifteraj të Vitisë, ku AAK-së iu bashkuan dhjetëra prej tyre.Na pritën për tu bërë bashkë në Konakun e Familjes Kamberi.

Comments