Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme në ndërtesën e Qeverisë e ka pritur në kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn. Të dy këta, kanë folur rreth koalicioneve të mundshme në mes partive që udhëheqin. Por vendim përfundimtar për koalicion ende nuk kanë marrë.
Megjithatë, Haradinaj, ka deklaruar se ka disponim të mirë për një koalicion të mundshëm.
“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasë mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai, raporton EO.Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.
PSD në listën zgjedhore do të ketë 25 kandidatë për deputetë.