
Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj sulmit të Arbana Xharrës, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Sulmi ndaj Arbana Xharrës, është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Aktet e tilla janë edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare”.
“U kërkoj organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig”.
Xharra është rrahur brutalisht mbrëmë pasi është kthyer nga një intervistë që e pati në njërin nga televizionet shqiptare.

