Haradinaj: Rinia është e gatshme të marrë përgjegjësi

313

Haradinaj: Rinia është e gatshme të marrë përgjegjësi (Video)

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është takuar sot me të rinjtë e fshatit Strellc i Epërm.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është ndarë i kënaqur me pjesëmarrjen e të rinjve në këtë takim.

Ky është postimi i plotë:

Sonte kisha kënaqësinë të takoj të rinjt e fshatit Strellc i Epërm, bashkë me deputeten Time Kadrijaj, nënkryetaret e degës Bashkim Ramosaj dhe Shkumbin Demaliaj e kolegë të tjerë u bisedua për perspektivën e kësaj rinie të shkëlqyer.

Pjesëmarrja masive e të rinjve në takim, dëshmoi edhe njëherë që rinia është e tashmja dhe e gatshme për të marrë përgjegjësi mbi proceset, andaj edhe njëherë dua të falenderoj për përkrahjen e fuqishme e të rinjve deçanas gjithandej komunës tonë ndaj Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës!

Si përfundim ishte se e vetmja rrugë për të ecur përpara është bashkimi i forcave tona sikurse ishim bashkë në kohë jo të lehta!

Comments