Haradinaj shpejt kthehet në Kosovë (Foto)
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet në Kosovë.
Kështu të paktën ka thënë avokati i tij, i cili po qëndron afër tij në Francë, Arianit Koci.
Avokati Koci përmes një postimi në Facebook ka publikuar një fotografi me Haradinaj, ku edhe ka shkruar shumë shpejt në Kosovë.
Haradinaj po qëndron në Francë që nga 4 janari këtij viti, kur edhe ishte arrestuar nga autoritet franceze, në bazë të një fletarresti të Serbisë.
Ai është liruar me kusht nga Gjykata e Colmarit në Francë deri në vendimin e ardhshëm përfundimtar, transmeton IndeksOnline.